Goditjet më të mëdha dhe fitimprurëse në merkaton e futbollit

Pavarësisht kohëve të vështira ekonomike, merkatua në botën e futbollit është më e gjallë se kurrë dhe premton goditje të mëdha. Mançester Siti është gati që të bëjë një çmenduri për të marrë portugezin Kristiano Ronaldo dhe është në gjëndje që të paguajë deri 170 milionë euro, çka do të bënte që të ishte blerja më e shtrenjtë në të gjithë historinë. Është pikërisht portugezi Ronaldo, i cili aktualisht mban çmimin si futbollisti më i shtrenjtë në histori, pasi Reali pagoi që ta merrte atë nga Mançester Junaited plot 93.6 milionë euro. Reali mban me të drejtë vendin e parë për shpenëzime për blerjet e lojtarëve dhe tashmë prej vitesh quhet mbreti i merkatos. Në listën e blerjeve më të shtrenjta, Reali gjendet në krye. Janë plot pesë lojtarë, për të cilët Reali ka paguar shifra të frikshme: Kristiano Ronaldo, Zidane, Kaka, Figo dhe Ronaldo tjetër, braziliani. Për këta pesë lojtarë, Reali ka paguar plot 340 milionë euro. Një politikë plotësisht e kundër me atë të rivalëve të tyre, Barcelonës, që, edhe pse bazohet në akademinë e saj dhe nxjerrjen e talenteve, duhet thënë se mban vendin e tretë për blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit, me suedezin Zllatan Ibrahimoviç, i cili dështoi në mënyrë spektakolare. Në renditjen e blerjeve më të shtrenjta gjenden të pozicionuara edhe ekipet italiane. Duhet thënë se blerjet më të shtrenjta të tyre janë kryer dhjetëvjeçarin e kaluar, pasi gjatë këtij dhjetë vjeçari ato kanë pasur shumë pak mundësi ekonomike për të bërë blerje të rëndësishme. Kështu, mund të përmendet kalimi i Krespos tek Lacio apo ai i Vierit nga Lacio tek Inter, apo edhe kalimi i Mendietës nga Valencia tek Lacio dhe ai i Bufonit nga Parma tek Juventusi. Edhe në Premier Ligë ekipet kanë filluar që të shpenëzojnë shifra marramendëse, sidomos gjatë këtyre viteve të fundit. Deri më tani, blerja më e shtrenjtë në Premier Ligë ka qenë ajo e sulmuesit spanjoll, Fernando Tores, që kaloi nga Liverpuli tek Çelsi.

Por, me “goditje të madhe” mund të kuptohet edhe një tjetër lloj merkatoje, ajo që përdorin Udineze, Ajaks dhe Barcelona me raste. Këto ekipe zbulojnë talente, i blejnë për një shumë të lirë dhe i bëjnë ata kampionë. Më pas i shesin për dhjetra milionë euro. Udineze e presidentit Poco është shembulli më i mirë për këtë, pasi ka ndërtuar një ekip me të rinj të cilët i ka marrë nga vende të ndryshme. Mjafton të kujtojmë këtu kilianin Aleksis Sançez, për të cilin Udineze ka paguar vetëm disa qindra mijëra euro për ta blerë, por që tashmë pret ta shesë atë për 30-40 milionë euro, duke qenë se konsiderohet si një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit botëror. Në Itali, një shembull i tillë është edhe Palermo, që ka në gjirin e saj një super lojtar si argjentinasi pastore, të cilin e bleu vetëm 5 milionë euro dhe tashmë pret që ta shesë 10 herë më shumë, pra 50 milionë euro. Ajaksi pastaj është një diskutim më vete, pasi është një shkollë e vërtetë, e cila funksionon vetëm mbi bazën e gjetjes së talenteve dhe rritjes së tyre. Kjo politikë, ndryshe nga ajo e Udinezes, për Ajaksin ka sjellë edhe trofe të shumtë, madje edhe në Europë. I njëjti diskutim mund të bëhet edhe për Barcelonën, që, edhe pse ka paguar shumë të konsiderueshme për lojtarë si Ibrahimoviç, Vija apo shumat që pritet të shpenëzojë për lojtarë si Fabregas e Rosi, ka nxjerrë nga akademia e vet talente të jashtëzakonshme. Mjafton të përmendim vetëm tre emra: Ksavi, Iniesta dhe Lionel Mesi.



Blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit:



Kristiani Ronaldo Mançester Junaited- Real Madrid – 93.6 milionë euro – 2010



Zidane Juventus- Real Madrid- 75 milionë – 2001



Ibrahimoviç Inter- Barcelona- 71 milionë – 2009



Kaka Milan- Real Madrid- 65 milionë- 2009



Figo Barcelona- Real Madrid- 60.1 milionë- 2000



Fernando Torres Liverpul- Çelsi- 58 milionë- 2011



Krespo Parma- Lacio- 53.6 milionë- 2000



Robinjo Real Madrid- Mançester Siti- 51.1 milionë- 2008



Bufon Parma- Juventus- 49.2 milionë- 2001



Vieri Lacio- Inter- 48.3 milionë – 1999



Rio Ferdinand Lids- Mançester Junaited- 46.8 milionë- 2002



Berbatov Totenhem- Mançester Junaited- 46.4 milionë- 2008



Ronaldo Inter- Real Madrid- 46.4 milionë- 2002



Mendieta Valencia- Lacio- 45.9 milionë- 2003



Shevçenko Milan- Çelsi- 45 milionë- 2006



Keroll Njukastëll- Liverpul- 41 milionë- 2011



Vija Valencia- Barcelona- 40 milionë- 2010





Lëvizjet më fitimprurëse në merkato:





Lojtari Skuadra Blerja Shitja Diferenca



Kristiano Ronaldo Man.Utd 15-Sporting 93-6 Real 78.6 milionë euro



Zidane Juventus 5 – Bordo 75 – Real 70



Kaka Milan 8.5 – San Paolo 65.5 – Real 56.5



Krespo Parma 3 – River 53.6 – Lacio 50.6



Bufon Parma 0 49.2 – Juve 49.2



Mendieta Valencia 0 45.9- Lacio 45.9



Pastore Palermo 4.7 – Hurakan 50 – ? 45.3?



Ibrahimoviç Inter 24.8 – Juventus 50+Eto’o (20) – Barça 45.2



Keroll Njukastëll 0 41- Liverpul 41



Sançez Udinese 0.6 – Kobreloa 30/40 – ? 30-40?



Fernando Torres Atletiko 0 36 – Liverpul 36



Berbatov Totenhem 16-Bayer 46.4- Junaited 30.4



Vija Valencia 12 – Saragoza 40 – Barça 28



Shevçenko Milan 18- Dinamo Kiev 45 -Çelsi 27



Riberi Marsejë 0 25 – Bajern 25



Rio Ferdinand Lids 22 -Uest Hem 46.8 – Junaited 24.8



Fernando Tores Liverpul 36-Atletiko 58- Çelsi 22



Roben PSV 0 18 – Çelsi 18

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment