Gjykata e Lartë e trembur, shtyn gjyqin e Metës derisa të mbarojë Tirana

Gjykata e Lartë tha sot se i duhej më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesat e palëve për skandalin e video-përgjimit Meta-Prifti për të cilin është nën akuzë për afera ekonomike ish-zëvendëskryeministri, kryetar i LSI-së.
Duket se kjo gjykatë është trembur nga mafia politike dhe ekonomike, pasi nuk e ka menduar se procesi për Tiranën dhe kryebashkiakun do të zgjaste aq shumë. Misteret politike kanë shtyrë grupin e gjyqtarëve të marrin një vendim surprizë duke e çuar çështjen deri më 11 korrik.

Deri atëherë sipas procedurave Kolegji Zgjedhor duhet ta ketë shpallur fituesin apo vendimin për përsëritje zgjedhjesh. Duket qartë se fati i Ilir Metës varet vetëm nga fati i çështjes së Tiranës.

(ama-news.al)




No comments:

Post a Comment