Gjermania njeh zyrtarisht rebelët në Libi.

Gjermania ka njohur Këshillin Kombëtar provizor, organ i rebelëve libianë, si përfaqësuesin legjitim të popullit libian, deklaroi zëvendëskryetari i këtij Këshilli.Gjermania e ka njohur Këshillin Kombëtar provizor që e ka qendrën në Benghaz, pas vizitës në qytetin kryeqendër të rebelimit libian, të ministrit të Punëve të Jashtëme të Gjermanisë, Guido Westerwelle.

Ministri gjerman tha se “erdhi këtu për të përkrahur revolucionin libian, të mbështesë Këshillin Kombëtar. Janë të bindur se ai është përfaqësuesi legjitim i polullit të Libisë”, deklaroi për agjencinë Reuters, Hafez Goga, pas takimit që kishte me delegacionin gjerman.

Westerwelle e tha qartë se “Këshilli Kombëtar është përfaqësuesi legjitim i popullit libian. Ky është një hap i rëndësishëm të cilin ne e vlerësojmë”, përfundoi zv/kryetari i Këshillit Kombëtar.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment