Gjermanët zbardhin enigmën: Bakteri vdekjeprurës në bishtaja

“Çlirohet” nga faji kastraveci, domatja dhe sallata jeshile. Fajin për bakterin vdekjeprurës E- Coli e kanë bishtajat. Tashmë është zyrtare. Në një konferencë për shtyp, ekspertët e institutit Robert Koch në Gjermani kanë bërë të ditur se bishtajat e prodhuara në Gjermani janë shkaktare të sëmundjes së rëndë.

Shefi i qendrës për kontrollin e sëmundjeve Rajnhard Burger tha se njerëzit që kanë ngrënë bishtaja kanë qenë nëntë herë më shumë të ekspozuar ndaj diarresë së gjakut se ata që nuk kanë ngrënë.

Fillimisht zyrtarët fajësuan për këtë bakter kastravecat e importuar, e më pas thanë se ishin pikërisht bishtajat. Por sërish gjithçka u mbulua me mjegull derisa u konfirmua nga ekspertët.

Bishtajat që kanë shkaktuar sëmundjen rriteshin në Saksoninë e Poshtme, në Gjermani.

Tashmë është hequr ndalimi i konsumit të kastravecëve, domateve dhe sallatës jeshile dhe ka mbetur në fuqi vendimi për të mos konsumuar bishtaja.

Rreth 3 mijë njerëz janë sëmurë në Gjermani pas shpërthimit të kësaj sëmundje.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment