Gjashtë të arrestuar për flamur në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit, në Prizren gjatë dekorimit të qytetit për nder të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit u arrestuan 6 aktivistë të kësaj lëvizje.

Aktivistët e arrestuar janë Kushtrim Dakaj, Vigan Bytyqi, Abdyl Osmanaj, Gëzon Kastrati, Memli Balaj dhe Lumbardh Bukoshi

“Vetëvendosje këtë arrestim e cilëson politik dhe në funksion të tjetërsimit të identitetit, historisë dhe politikës kombëtare, nga institucionet, të cilat moti ja kanë shitur shpirtin djallit. Këto institucione para një viti, po në këtë përvjetor e tjetërsuan logon e Komunës së Prizrenit. Arrestimi i sotëm për flamur është vazhdim i të njëjtës fushatë dhe të përkujton historinë e dhimbshme të popullit tone gjatë viteve të persekutimit”, thuhet në njoftim.

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të gjashtë aktivistëve. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment