Giul: Greqia po shkon drejt falimentimit

Besimin, se Greqia po shkon drejt falimentimit, shprehu Presidenti i Turqisë, Abdulah Gul, duke vënë ne dukje, njëkohësisht, dinamikën ekonomike që ka vendi i tij.

Sipas mediave turke, Presidenti Turk, në një takim të djeshëm me shoferët e automjeteve tregëtare, në Stamboll, tha se Greqia ndodhet afër falimentimit.

“Shkojmë shpeshherë në shtete evropiane. Me të vërtetë e kanë zili Turqinë. Greqia po shkon drejt falimentimit. Kur dikush nuk është në gjendje të paguaj borxhet, atëher huadhënësit kërkojnë interesa të larta. Por, kur ekziston kjo mundësi, atëherë kërkojnë interesa të vogla. Kështu janë dhe shtetet. Gjermanët janë të shqetësuar, për shembull, sepse personel i aftë kthehet në Turqi”, deklaroi z. Gul.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment