Gigs, prej 8 vjetësh shkonte me kunatën.

Mesfushori i Mançester Junaited, Rajan Gigs, është përfshirë në një tjetër skandal seksual, pas aferës me konkurenten e Big Brodhwr-it në Angli, Imogen Thomas.
Kësaj radhe skandali është shumë herë. Sipas “News of the world”, Gigs ka pasur një marrëdhënie seksuale prej 8 vjetësh më bashkëshorten e vëllait të tij, 28-vjeçaren Natasha. Mësohet se kjo marrëdhënie ka nisur në vitin 2003 dhe ka vazhduar edhe gjatë kohës që gruaja e Gigs ishte shtatzënë. Gigs e kishte njohur 28-vjeçaren para se të martohej me vëllanë e tij dhe i vazhdoi marrëdhëniet seksuale edhe pas martesës së tyre. Ai i ndërpreu marrëdhëniet me kunatën e vet vetëm pas njohjes me Imogen Thomas. “Natasha e dinte se ishte një gjë e gabuar, se po bënte tradhëtinë më të rëndë të mundshme. Rajan nuk ishte romantik me të. Ishte vetëm çështje seksi”, thotë një mik i 28-vjeçares, i cili pohon se Gigs nuk i kishte thënë asnjëherë të dua asaj. Ndërkohë, tashmë pritet si do të reagojë bashkëshortja e Gigs, por mbi të gjitha, vëllai i tij./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment