Gervinho nuk do shkoj në një klub francez

Lojtari i Lille, Gervinho ka thënë se nuk e ka ndërmend të transferohet në ndonjë klub tjetër francez pasi për të së fundmi është interesuar PSG.
Gervinho kërkohet me ngulm nga dy klube angleze, Arsenali dhe Liverpooli.

“PSG është interesuar për Gervinhon por ne i kemi thënë se lojtari nuk dëshiron një klub tjetër francez”.

“E ardhmja e Gervinhos është e paqartë. Ai mund të transferohet në një klub anglez ose mund të qëndroj këtu”, tha drejtori i futbollit të klubit, Frederic Paquet për La Voix Du Nord.
(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment