Gërdeci, pushohet cështja ndaj Mediut tërhiqet dëshmitari.

TIRANË- Pushohet cështja në Gjykatën e Lartë në ngarkim të ish- Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. I mbijetuari i tragjedise së Gërdecit Zyber Lela është tërhequr nga akuza e tij. Përmes një deklarate noteriale.Lela ka shfajësuar Mediun nga akuzat për plagosje të rëndë nga pakujdesia.

Ndërkohë që akuzat në ngarkim të 29 të pandehurve të tjerë si përgjegjës për shpërthimin me 15 mars 2008 në Gërdec do të kalojnë për kompetencë në Gjykatën e Tiranës, ku shtyrja e proceseve të rëndësishme gjyqësore tashmë është kthyer në një fenomen.

Seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit e parashikut të zhvillohej ditën e sotme u shty për shkak të mungesës së avokatëve të mbrojtjes.

(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment