Genta dhe Miloti në të njëjtin klub.

Ata janë ndarë, mirëpo të dy e duan jetën e natës. Kështu, këngëtarja Genta Ismaili dhe ish i dashuri i saj Milot Binaku, janë takuar së bashku të premten mbrëma në klubin e natës “Full House”, ku ka performuar themeluesja e bendit “Faithless”, Sister Bliss.

Genta e veshur me një palë xhinsi të shkurtra dhe me flokë të çaraveshur ka qenë e shoqëruar me shoqet e saja. Në një moment ajo është takuar me Milotin, mirëpo të dy kanë vazhduar rrugën të ndarë, bile me shikime të egra.

Përkundër këngëtares Genta Ismaili, e cila nuk ka lejuar askënd që t’i bëjë fotografi, Miloti e ka shijuar mbrëmjen duke bërë poza me shokët e tij. Madje ai është parë në shoqëri të një vajze tjetër.

(gazetaonline.net)

No comments:

Post a Comment