Gejts: S’ka nxitim për largim nga Afganistani

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts tha se “nuk do të ketë nxitim për dalje” të SHBA-ve nga Afganistani.

SHBA po përgatitet që të fillojë tërheqjen e disa prej 100 mijë trupave të saj nga Afganistani që në fillim të këtij korriku.

Gejts foli në takimin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, ku aleatët amerikanë shprehën shqetësimin për ndikimin që do të ketë në konfliktin 10 vjeçar në Afganistan, shkurtimi i thellë i trupave amerikane.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen në një konferencë për gazetarë tha se është i bindur që tërheqja e trupave amerikane në korrik, nuk do të prekë sigurinë e vendit të dërrmuar nga lufta.

“E di se administrata amerikane do të marrë vendime bazuar në situatën e tashme të sigurisë. Nuk do të jetë tërheqje kalendarike, por e mbështetur në kushtet në terren”, tha Rasmusen.

Ai po ashtu shprehu besimin se aleanca do t’i qëndrojë besnike qëndrimit që në fund të 2014-ës të dorëzojë përgjegjësitë për sigurinë te forcat afgane.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment