Gati qeveria e re libaneze, “dominon” grupi Hezbollah

Kryeministri i Libanit, Naxhib Mikati i ka dhënë dorën e fundit qeverisë së re të dominuar nga aleatët e iranianëve që gëzojnë mbështetjen e grupit Hezbollah. Mikatit iu caktua përgjegjësia për krijimin e një qeverie pasi Hezbollahu dhe aleatët e tij përmbysën koalicionin e mbështetur nga shtetet perëndimore të ish-presidentit, Sad Al Hariri, në janar të këtij viti.

Mikati tha se ministrat që emëroi do të mund të nisin punën menjëherë “për të mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e Libanit”.

Grindjet politike, përfshirë mosmarrëveshjet për atë se kush duhet të marrë postet e ndjeshme ministrore, vlerësohet ta kenë mbajtur peng formimin e kabinetit qeveritar, përbërje, e cila nuk po kalon pa shqetësim në zyrat e organizmave ndërkombëtarë.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment