Gaga i shkruan këngët ndërsa është e përgjumur

Lady Gaga i ëndërron këngët e saj më të mira, në kohwn që fillon t′i vijë gjumë dhe i regjistron fjalët në telefonin e saj, për tu siguruar se do t′i mbajë mend në mëngjes.

Gaga vazhdimisht po krijon melodi të reja dhe ajo ka thënë se shpesh është e frymëzuar në orët e muzgut.

"Unë duhet vetëm të shkruaj këngët. Ndonjëherë në mes të natës, kur jam duke rënë në gjumë, më vijnë shumë ide, pastaj zgjohem dhe i regjistroj në telefon dhe ua dërgoj producentëve të mi, dhe më pas më zë gjumi" ka thënë Gaga për një emision anglez.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment