Gadafi bën propagandë me fëmijën e plagosur nga aksidenti duke thënë se e plagosi NATO.

Njerëzit e Gadafit shoqëruan në një spital reporterët e huaj dje për tu treguar një fëmijë, që sipas tyre ishte plagosur nga sulmet ajrore të NATO-s. Por një person nga spitali, u kaloi një shënim gazetarëve, ku thuhej se vogëlushja ishte plagosur në një aksident me makinë.

Po ashtu, njerëzit e Gadafit shoqëruan dje gazetarët në një fermë, ku një person thoshte se një raketë i kishte vrarë qenin dhe disa pula.

Më pas gazetarët shkuan në spital ku gjendej vajza dhe një person që thoshte se ishte daja i saj. Asnjë person me uniformë mjekësore nuk foli me gazetarët, ndërsa njëri prej punonjësve të spitalit u la një letër në dorë ku thuhej se fëmija ishte plagosur në një aksident rrugor.

Gadafi thotë se të paktën 700 veta janë vrarë në sulmet ajrore të NATO-s, por njerëzit e tij nuk i kanë ofruar gazetarëve të huaj asnjë provë bindëse për ndonjë viktimë.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment