FYROM, sekuestrohen 105 kg marihuanë e trafikuar nga Shqipëria

Policia e FYROM-it ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 105 kg marihuanë, e trafikuar nga Shqipëria nëpërmjet ujërave të Liqenit të Ohrit.

Gjatë operacionit policor, dy trafikantë janë kapur në flagrancë teksa po transportonin drogën nga Struga.
Sipas të dhënave paraprake lënda narkotike kishte mbërritur nga Shqipëria në Strugë dhe në vazhdimësi do të shitej në tregun europerëndimor.

Analizat laboratorike kanë konstatuar se bëhet fjalë për marihuanë shumë cilësore, vlera e së cilës në tregun europerëndimor, arrin në 400 mijë euro.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment