Fshatrat e zhdukura nga cunami gjenden në fund të oqeanit

Një ekip i zhytësve japonezë ka gjetur në fund të oqeanit pjesë të fshatrave të zhdukura nga cunami katastrofal që goditi Japoninë më 11 mars.
Kur cunami gjigant goditi pjesë të bregdetit të Japonisë, ai “shleu” me dhjetëra fshatra dhe vendbanime nga faqja e dheut.
Tre muaj më vonë nga kjo ngjarje që tronditi gjithë botën, zhytësit japonezë kanë gjetur në fund të oqeanit gjëra të ndryshme, të cilat i tërhoqën dallgët e cunamit, si fotografi familjare, pjesë të mobilieve, rroba, këpucë, enë etj.
Të gjitha këto, të paktën për një kohë të shkurtër kanë dalë në dritë përmes dritës së objektivëve të ekipit të zhytësve, të cilët kanë bërë xhirime dhe fotografi të disa nga miliona gjëra personale, të cilat i kanë gjetur gjatë hulumtimit në fund të detit.
Ndryshe, Japonia dje shënoi tremujorin e tërmetit tragjik dhe cunamit katastrofal që shkaktoi vdekjen e mijëra personave dhe dhjetëra mijëra të tjerë konsiderohen të zhdukur.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment