Fqinjët shpëtojnë këngëtaren

Këngëtarja e re britanike, Xhos Stoun, për pak ka shpëtuar nga kidnapimi nga dy persona prej Mançesterit.
Në fakt, fqinjët kanë vërejtur dy persona duke u sjellë rreth shtëpisë së këngëtares 24-vjeçare në Londër, dhe kanë thirrur policinë.
Pas arrestimit, policia ka zbuluar se personat e panjohur kishin planifikuar rrëmbimin dhe ndoshta edhe vrasjen e këngëtares.
Ata me vete kishin pasur thika dhe litarë, si dhe fotografinë e saj, por edhe fotografinë e shtëpisë së saj, si dhe planin e brendisë së shtëpisë.
Për momentin ende nuk dihen motive e këtij rasti.
(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment