Fotot e para të ligjvënëses amerikane, të qëlluar në kokë

Ajo është e bukur, fenomenale, një inspirim. Publikimi i fotove të saj në faqen e Facebook ka sjellë vërshim emocionesh e mbështetje. Gabrielle Giffords, anëtare e Kongresit Amerikan, u bë e njohur në mbarë botën kur u qëllua në kokë gjatë një sulmi. Brenda pak momentesh nga publikimi i fotove janë bërë mbi 1 mijë komente në faqe.

Giffords u qëllua pesë muaj më para, gjatë një sulmi ku mbetën të vrarë gjashtë persona dhe u plagosën 13. Një person me të meta mendore qëlloi mbi turmën që ishte mbledhur rreth Giffords.




No comments:

Post a Comment