FMN zgjedh dy kandidaturat, Lagard e Carstens

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se dy kandidatë janë kualifikuar për zgjedhjen e shefit të ardhshëm të këtij institucioni financiar.

Këta janë ministrja e financave e Francës, Kristine Lagard, dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Meksikës, Augustin Carstens.

Pritet që Bordi i FMN-së, deri më 30 qershor, do ta zgjedhë shefin e ri, pas dorëheqjes së shefit të mëparshëm, Dominik Shtraus Kan, nga Franca, i cili ishte arrestuar për shkak të akuzave për sulm seksual ndaj një punëtoreje të një hoteli në Nju Jork. Nderkohe qe ky vete i ka mohuar te gjitha akuzat.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment