Fluks të sëmurësh në QSUT

Ndryshimet e temperaturës brenda ditës kanë sjellë flukse të sëmurësh në urgjencat e spitaleve. Me tepër të prekur nga virozat në këtë luhtjeve të klimës janë fëmijët, të moshurait dhe gratë shtatëzëna. Mjekët thonë se këto viroza kanë sjellë komplikacione në organizëm, në rrugët e frymëmarrjes, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Ndërsa në pediatrinë e qëndrës spitalore “Nënë Tereza” ka patur mjaft raste ku fëmijët kanë kaluar temperaturë të lartë, dhimbje barku dhe diarre. Prindërit thonë se fëmijët e tyre janë prekur disa herë nga virozat përgjatë kësaj kohe.
Mjekët pediatër thanë se janë rregjistruar 10 mijë raste në javë në të gjithë vendin, për fëmijët të prekur nga virozat e stinës, por edhe nga alergjitë. Për të shmangur përkeqësimet shëndetësore, mjekët apelojnë prindërit për më tepër kujdes dhe nisjen e konsulateve mjekësore që në momentin që fëmija shfaq simptomat e para. Sipas bluzave të bardha çdo neglizhencë me shëndetrin e fëmijës mund të sjellin komplikacione të rënda nëse nuk kapet në kohë.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment