Fiorentina nuk e kërkon Hetemajn

Ditëve të fundit mediat italiane raportonin se transferimi i Përparim Hetemaj nga Brescia në Fiorentinë po shkon drejt finalizimit. Futbollisti kosovar ka rënë me Brescian në Serie B, por Hetemaj është i vendosur që të largohet nga kjo skuadër për ta vazhduar karrierën në Serie A.

Madje, të premten thuhej se të dyja klubet në parim veç e kishin arritur një marrëveshje rreth realizmit të transferimit të mesfushorit kosovar në Firence. Thuhej se 24 vjeçari do t’i bashkohej Valon Behramit në Fiorentinë, për ta zëvendësuar të larguarin Donadel.

Mirëpo, drejtori sportiv i Brescias, Gianluca Nani këto raportime i ka quajtur spekulime. Sipas tij, Fiorentina nuk ka zgjuar interesim për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit finlandez.

“Fiorentina nuk është e interesuar për Hetemajn. Këto spekulime i ka nis menaxheri i futbollistit, por ato nuk janë të vërteta. Kanë kaluar muaj që unë nuk kam folur fare me drejtorin e Fiorentinës, Pantalleo Corvino”, ka deklarua Nani për Radio Blu.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment