Fiorentina kërkon Inzaghin.

Veterani i Milanit, Filippo Inzaghi duket se është rrugës për tu larguar nga San Siro për në drejtim të Fiorentinës pasi kjo e fundit ka treguar interesim për italianin.
Skuadra nga Artemio Franchi janë në kërkim për një sulmues pas largimit të Gilardinos dhe duket se e kanë parë 37 vjeqarin si zëvendësim ideal.

Inzaghi vazhdoi kontratën edhe për një vit në San Siro muajin e kaluar derisa sezonin që lamë pas ai nuk kishte shumë minuta në fanellën e Milanit për shkak të lëndimeve dhe numrin të madh të sulmuesve cilësorë.

Që nga viti 2001 kur kishte ardhur nga Juventusi, Inzaghi ka realizuar më shumë se 250 ndeshje në fanellën e Milanit./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment