Financimi ilegal i fushatës, pranga ish ministri.

Ish ministri i brendshëm maqedonas, Lube Boshkovski u arrestua sot pasdite në një nga restorantet luksoze në Shkup. Agjencia vendase e lajmeve INA njofton se Boshkovski u arrestua nga njësiti i ndërhyrjes së shpejtë dhe ekipe speciale policore në restorantin “Vodenica” në Shkup, një lokal i mirënjohur elitar, ku ai po qëndronte me disa nga bashkëpunëtorët e tij.

Jozyrtarisht bëhet e ditur nga MPB se, Lube Boshkovski, lideri i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë” u arrestua për financim jolegal të fushatës zgjedhore. Kohë më parë ai ishte akuzuar edhe për financim të partisë së tij nga burime të fshehta dhe të dyshimta, duke përmendur edhe partinë AAK dhe liderin e saj Ramush Haradinaj në Kosovë. Boshkovski njihet edhe si i akuzuari për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në luftën e vitit 2001 në fshatin Luboten të Shkupit.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment