Fillojnë trajnimin 150 rekrutë të rinj në FSK

Pasi e kanë kaluar me sukses fazën testuese dhe seleksionimin, sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Ferizaj 150 pjesëtarë të rinj të FSK-së kanë filluar fazën e parë të trajnimeve. Nga këta 150 rekrutë, 46 janë femra, ndërsa 19 janë pjesëtarë të minoriteteve.
Me këtë rast, rekrutëve të rinj mirëseardhje iu dëshiroi komandanti i Qendrës Stërvitore Bazike, major Istref Uruqi, i cili i njoftoi me rregullat e Qendrës, si dhe trajnimet bazike.
Trajnimi do të zgjatë nëntë javë. Rekrutët e pranuar, kanë filluar procedurat e rregullta të vendosjes së tyre, në Qendrën Stërvitore Bazike, të KDS-së.
Kurse pas vendosjes së rekrutëve dhe ndarjes së uniformave, kanë filluar edhe testimet fizike nga instruktorët e kësaj Qendre.
Në kuadër të zhvillimit të programit trajnues, në muajin shtator, pritet të fillojnë trajnimet edhe grupi i dytë i rekrutëve.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të përmbushjes së kapaciteteve njerëzore të planifikuara, ka përfunduar me sukses procesin e rekrutimit dhe testimit të rekrutëve të rinj. Prej 4200 aplikuesve, janë pranuar 251 rekrutë, 93 femra dhe 39 minoritarë.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment