Fillojnë bastet për falimentimin e SHBA-ve

Greqia dhe shtete të tjera europiane si Portugalia dhe Irlanda me sa duket nuk i kanë ekskluzivitet problemet e mëdha ekonomike.

Madje edhe vendi i patundur ekonomikisht dhe jo vetëm, gjigandi i planetit i quajtur SHBA po lëkundet vitet e fundit nga probleme në sektorin në fjalë.

Pas vendosjes së basteve për falimentimin e Greqisë duket se edhe SHBA është vënë në shënjestër të agjencive të basteve në mbarë botën.

Vështirësitë e saj ekonomike po shfrytëzohen nga një numër i konsiderueshëm agjencish bastesh, madje një prej tyre, me origjinë “irlandeze”, ofron mundësinë e vendosjes së basteve për falimentimin ose jo të SHBA-ve.

Ata që besojnë tek falimentimi i SHBA-ve, do të shumëzojnë me koefiçentin 2.5 shumën e “investimit” nëse e fitojnë bastin, ndërsa ata që nuk besojnë tek falimentimi do të fitojnë shumën e investuar të shumëzuar me 1,5.

Koha dhe sigurisht… historia do të vendosë se kush ka bërë parashikimin më të saktë.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment