Fenomeni Ronaldo i jep fund futbollit (VIDEO)

"El Fenomeno" siç quhej ndryshe Ronaldo Luís Nazário de Lima, golashënuesi më i mirë në fund të viteve 90′ deri në fillim të viteve 2000. Një fenomen që ka aritur të fitojë gjithçka që një futbollist mund të fitojë.

Një sulmues vrasës, të cilin çdo mbrojtje e kishte frikë kur ishte përballë tij. Ronaldo sulmuesi i cili ka luajtur me klubet më të njohura në botë.

Ronaldo ka arritu të triumfojë në një Kupë Bote nga dy finalet e arritura prej tij. Në finalen 1998 kundrejt Francës të humbur 3-0 me gola të Zidane dhe Pettit.

Por ai kthehet triumfues në finalen e 2002 kundrejt Gjermanisë ku fitoi 2-0 me dy golat e shënuar prej tij dhe atëhere ai arriti të barazonte me gola të madhin Pele me 12 gola të shënuar.

Ja ekipet në të cilat ai ka luajtur: Cruzeiro,PSV,Barcelona,Inter,Real Madrid,Milan dhe Corinthians./albeu.com/

Ja momentet e tij në ndeshjen e fundit kundrejt Rumanisë:



Ja fjalimi i tij i lamtumirës:

No comments:

Post a Comment