Fëmijët e lindur në pranverë, më të rrezikuar

Një studim nga Universiteti i Oksfordit ka gjetur se fëmijët që lindin në pranverë janë më të rrezikuar për të zhvilluar një gamë të gjerë të sëmundjeve.

Gjasat për të qënë astmatik, skizofren, autistik apo MS (skleroza e shumëfishtë) janë të gjitha të lidhura me rrezet e diellit që merr nëna, ndërsa është shtatzënë.

Personat që lindin në nëntor priren të jenë më të shëndetshmit dhe të jetojnë më gjatë.

Rusell Foster i Universitetit të Oksfordit tha se muaji në të cilin personi lind mund të prekë shanset e së ardhmes, dhe jetëgjatësia dhe gjasat për të zhvilluar një varg të sëmundjeve lidhen me muajin e lindjes.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment