FATURA E NATO-s/ Imami: Nuk kemi avionë e anije, por do paguajmë kostot e fushatës ajrore në Libi

Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel, Shqipëria u angazhua për të kontribuar në periudhën e tranzicionit, që do të vijë menjëherë pas largimit të Gadafit dhe përfundimit me sukses të fushatës ajrore të NATO-s për mbrojtjen e popullsinë civile në Libi. Ky angazhim vjen pas gatishmërisë së Shqipërisë për të vënë në dispozicion të Aleancës Atlantike, gjatë kryerjes së operacionit ushtarak në Libi të gjitha lehtësirat aero- portuale të vendit.

Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes, pjesëmarrës në këtë takim tha për programin shqip të DË: “Shqipëria nuk ka kapacitete ajrore, apo navale për të marrë pjesë në këtë operacion, që synon embargon e armëve dhe krijimin e zonës së ndalim- fluturimit. Por Shqipëria do të marrë pjesën e saj në ndarjen e kostove të fushatës ajrorë të NATO- s në Libi. Shqipëria angazhohet për të kontribuar në të ardhmen e afërt me çfarëdo lloj kontributi, që do të ketë nevojë terreni, apo teatri i zhvillimeve post Gadafi në Libi. Fryma e përgjithshme e bisedimeve në këtë Ministerial është gatishmëria e vendeve anëtare për të kontribuar,”theksoi Imami.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment