Facebook kërkon ndjesë për “Tag Suggestions”

Facebook ka kërkuar ndjesë për mënyrë se si ka lançuar, pa shumë publicitet, sistemin e ri “Tag Suggestions” (etiketim sygjerues), i cili shpërndan fotot e miqve të tu në mënyrë automatike.


Ndjesa është kerkuar në blogun e rrjetit social, pas disa ankesave që janë postuar në Facebook, ku përdoruesit shprehin shqetësimin për këtë opsion, pavarësisht se ata e kanë mundësinë për ta mbyllur etiketimin automatik dhe të vijojnë me etiketimin manual.

Ky opsion, i cili është prezantuar që në vitin 2010, ka pak kohë që është përhapur masivisht, pa bërë shumë bujë. “Tag Suggestions” funksionon përmes skanuesit të fotos, i njëjë si ato që ndodhen në programet e editimit të fotografive (photo editing), dhe etiketon automatikisht mikun tënd.

Ky opsion është parë me shqetësim, pasi përdoruesit druhen nga cënimi i privatësisë.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment