Facebook kërkon falje për sistemin e njohjes së fytyrave.

Facebook ka kërkuar falje për mënyrën që nxori një sistem të ri, i cili njeh fytyrat e përdoruesve. Rrjeti social tha se do të kishte bërë më tepër për të njoftuar anëtarët rreth lançimit global.

Opsioni Tag Suggestions skanon foto dhe automatikisht përzgjedh miqtë ekzistues. Megjithëse përdoruesve u jepet mundësia për ta çaktivizuar atë, disa janë ankuar se nuk janë pyetur nëse donin ta aktivizonin.

Facebook tha se sistemi kishte për qëllim të përshpejtonte procesin e atribuimit të një emri me një foto, njohur si etiketim.

Prezantimi i këtij opsioni është bërë në SHBA në dhjetor të 2010, por vetëm tani është lëshuar në vendet e tjera të botës./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment