Fabregas nuk largohet, Nasri në dyshim

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se kapiteni i klubit, Cesc Fabregas nuk do të largohet këtë verë nga Premierliga, për t’u transferuar te kampioni evropian, Barcelona.

Përfaqësuesi spanjoll është produkt i akademisë së Barçës. Në sezonet e kaluara flitej vazhdimisht se ai do të rikthehej në Camp Nou, por Wenger beson se 24 vjeçari do të mbetet aty ky është.

“Shtypi spanjoll bën spekulime për këtë punë që disa vite. Më lejoni të jem i qartë për këtë: Fabregas ka qenë me Arsenalin për një kohë të gjatë dhe ai do të mbetet këtu”, u shpreh francezi për Telefoot.

Wenger më pas ka folur edhe për bashkëkombësin e tij, mesfushorin Samir Nasri, i cili po ashtu spekulohet se mund të largohet nga Emirates Stadium. Trajneri francez shpreson që përfaqësuesi i Francës të mos i lë ‘Topçinjtë’.

“Dëshirojmë ta mbajmë atë në klub. Uroj që ai të qëndrojë këtu. Ky është klubi i duhur për karrierën e futbollistit”, tha në fund Wenger.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment