Eva Mendes nuk gatuan

Eva Mendes ka pranuar se ajo është e tmerrshme në kuzhinë, kështu që ajo ha ose në restorant ose siguron ushqimin me porosi.

Aktorja 37 vjeçare, e cila ka qenë në lidhje me George Augusto për nëntë vjet, është e pa shpresë në kuzhinë përderisa varet nga ushqimi i gatshëm i restoranteve.

“Unë e hap frigoriferin dhe nuk e di se si të shkoj nga pika A në pikën B. Unë nuk dua as që t’ia filloj pasi ndihem patetike – në një moshë të caktuar ju duhet të mësoni se si të gatuani. Ne ushqimin e marrim me porosi tri herë në javë dhe pjesën e mbetur shkojmë nëpër restorante. Është tepër pa lidhje”, u shpreh Mendes. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment