Ethet greke në Itali?

Ethet greke në Itali?
Agjensite ndërkombëtare të klasifikimit ekonomik, paralajmërojnë Italinë për një krizë të njëjtë si Greqia.

Persa i perket nivelit te borxheve ne Eurozone, Italia renditet e dyta pas Greqise, por deri tani ka mundur ta shmange nje kolaps financiar. Por agjensia e klasifikimit te riskut Moody`s paralajmeroi javen e kaluar se mund t`ia perkeqesoje vleresimin e besueshmerise dhe perpara kesaj, edhe 'Standard`s and Poor', e uli parashikimin per borxhin italian, nga i qendrueshem, ne negativ. Megjithatë, Berlusconi e sheh vendin e tij larg rrethanave greke.

Të martën pasdite ai tha para senatit: Jemi të bindur se borxhe të reja nuk duhet të ketë më, qeveria nuk do t'ua kalojë brezave të ardhshëm koston e kësaj krize ndërkombëtare, fëmijët tanë nuk do të paguajnë për vështirësitë e sotme.

Programi qeveritar, të cilin do ta paraqesë Berluskoni këto ditë në të dyja dhomat e parlamentit italian, synon të demonstrojë aftësi veprimi dhe optimizëm. Por agjencitë amerikane të klasifikimit të riskut nuk impresionohen lehte.

Ish-komisioneri për Konkurencën në BE, Mario Monti bën përgjegjës direkt qeverinë Berluskoni per gabimin e saj strategjik, sic e quan ai, te mosndjekjes se programeve të rritjes ekonomike. Vetem disa ore pasi fitoi votebesimin ne parlament, Berluskoni deklaroi se Italia do te vuante si Greqia sot, nese ai do te detyrohej te linte freret e pushtetit.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment