Ervini i propozon sërish Ermelës

E kanë kuptuar me sa duket, se as njëri dhe as tjetri nuk e kanë aq të thjeshtë që të gjejnë nga një person tjetër në krah që t’u dedikohet 24 orë në 24, ndaj kanë vendosur të bëjnë paqe.

Pas sherrit në Vlorë, Ervin Sinjari ka vendosur t’i propozojë për herë të dytë Ermela Mezurajt, fitueses së “Big Brother 4”, duke i bërë kësaj here më shumëpremtime për aventura dhe jetë qejfi, në këtë rikthim të dytë të lidhjes. Me sa duket, pas intervistës së Torosit kundër Ervinit, ai ka menduar të përdorë një strategji të re me Ermelën, duke e argëtuar në të gjitha mënyrat. Direkt pas rikthimit të tij nga Londra dhe ribashkimit në Tiranë në ditëlindjen e mikeshës së tyre, Jonelës, një tjetër ish-banore e BB4 ata kanë vendosur të bëjnë disa ditë plazh në Velipojë, së bashku me Mirjetën. Gjatë ditëve të tyre të plazhit, dy vajzat kanë dashur të marrin shumë rreze për t’u dukur bukur me fustanet e zgjedhura, ndërsa ishin të pranishme në natën e spektaklit të “Dancing with the stars”, ku kanë qenë në shoqërinë e Torosit. Po ashtu, nesër në mbrëmje ato do të jenë të ftuara në natën finale të “Top Fest 8”, ku dy vajzat do t’i dorëzojnë kupat këngëtarëve që do të fitojnë çmime. Ndërkohë, në plazhin e Velipojës, Ervini dhe Ermela kanë çuditur plazhistët me sjellje erotike në shezlong dhe puthje të nxehta, ndërsa kanë pozuar para aparatit që e mbante Mirjeta. Duket se për çiftin Ervin dhe Ermela kalon në monotoni lidhja, nëse nuk do të kenë një person të tretë në shoqërinë e tyre. Në fillim, ata shoqëroheshin jashtëzakonisht shumë me Torosin, deri në momentin që Ervini dhe Torosi u konfliktuan, arsye që vetë Torosi i përkufizoi me fjalën “xhelozi” të Ervinit ndaj tij. Më pas, ata u panë shpesh me Jonelën, ajo që u konsiderua një fanse e Ermelës dhe mbështetëse që ajo të fitonte “Big Brother 4”. Dhe tashmë, mikesha e ftuar në shoqërinë e tyre është Mirjeta, vajza çapkëne e BB4, e cila 13 viteve të kaluara në Londër, ka vendosur të kalojë ca kohë në Shqipëri, duke e parë si një mundësi për t’u rikthyer përgjithmonë. Po jeta e çiftit si po shkon?! Ata duket se po e shijojnë këtë lidhje, ndërsa kanë bërë plane të shumta për muajt e verës. Tashmë, Ermela dhe Ervini kanë rinisur bashkëjetesën në apartamentin e tij. Madje, ata kanë planifikuar një udhëtim në Venecia, pas një ftese që ka marrë nga disa disko atje për të qenë e ftuar fundjavave. Ervini pohoi për “Panorama Plus” se “lidhja e tyre është ashtu siç ka qenë në fillim. Ai hodhi poshtë komentet e të qenit xheloz për Ermelën dhe se ajo s’do të ndalohet nga ai që ajo të jetë pjesë e netëve në clube të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë. “Tashmë jam në negociata për t’ia mbyllur unë bisedat me club-et për të”, thotë ai. Nuk dihet se si do të vazhdojë lidhja më tej, edhe pse duket se Ervini nuk e ka hedhur asnjëherë publikisht poshtë Ermelën, ndërsa Ermela ishte ajo që pak javë më parë atë që Ervini e cilësoi një zënkë banale, ajo e konsideroi një ndarje përfundimtare për mospërputhje karakteri. Gjithsesi, ata e kanë pohuar që janë të dy tipa të paparashikueshëm dhe në lidhjen e tyre gjithçka mund të ndodhë krejt papritur.



No comments:

Post a Comment