Errësimi i plotë i Hënës

Të mërkurën, më 15 qershor, do të bëhet errësimi i plotë i Hënës. Fenomeni, nëse lejojnë kushtet atmosferike, do të mund të shihet me sy të lirë nga banorët e Evropës, Afrikës, Australisë, Amerikës Jugore dhe pjesës më të madhe të Azisë.
Hëna do të duket në horizont në ora 20.16, ndërsa pak minuta më vonë do të fillojë të hyjë në hijen e Tokës.
Errësimi do të mund të shihet mirë vetëm gjatë kalimit të Hënës në hijen e planetit tonë. Në ora 21.13 gjysma e Hënës do të duket e errët, kurse tre minuta pas mesnatës serish do të jetë kontakti i fundit i saj me hijen e Tokës.
Gjatë këtij fenomeni, Hëna do të kalojë relativisht afër qendrës së hijes së Tokës dhe errësimi i plotë do të zgjasë një orë e 40 minuta, derisa bashkë me errësimin e pjesshëm i gjithë fenomeni do të zgjasë rreth 3 orë e 40 minuta.
Fenomeni mund të përcillet nga Evropa, Afrika, Australia, Amerika Jugore dhe pjesa më e madhe e Azisë, por jo edhe nga Amerika Veriore dhe ishujt e Paqësorit.


(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment