Ermali shfrytëzon shtatzëninë e Arianës, shfaqet në publik i vetëm

Ermal Fejzullahu nuk është beqar dhe këtë e dinë të gjithë tashmë. Në fakt, rrallëherë e shohim në vende publike duke shijuar jetën e natës ose, më mirë të themi, qëkur është martuar ai shfaqet vetëm në koncerte e askund tjetër. Në disa evente në të cilat është shfaqur, përkrah ka pasur bashkëshorten, Arianën. Por, si duket, Ermali po e shfrytëzon këtë kohë në të cilën Ariana është shtatzënë dhe nuk mund të shfaqet shumë në publik, për të shijuar disa çaste në mesin e shoqërisë së tij dhe të duket si një beqar, pasi është martuar në moshë të re. Ermali momentalisht ka hedhur në qarkullim videon e tij të këngës “Nafaka”, ndërsa së shpejti pritet të shfaqet në ekranet televizive edhe bashkëpunimi me këngëtaren Nora Istrefi, një këngë kjo që në versionin audio është hedhur në qarkullim e titullohet “Unë e di”, në të cilën Nora vazhdon të këndojë në stilin e saj të vjetër me disa rreshta në gjuhën angleze. Tekstin e këngës e ka bë Dastid Latifi (vëllai i këngëtares Drenusha Latifi), kurse për videon është përkujdesur produksioni “Entermedia”.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment