Erdogan fitore dërrmuese në zgjedhje, merr 2/3 e vendeve në parlament.

Taip Erdogan duket se ka marrë një fitore dërrmuese në zgjedhjet e parlamentare të kësaj të diele.
Kur janë numëruar më shumë se 30 përqind e fletëve të votimit partia e tij ka më shumë se 54.8 përqind të votave.

Sipas parashikimeve kryeministri turk jo vetëm që do të sigurojë mandate të tjerë, por do të arrijë që të ketë më shumë se 2/3 e vendeve në parlament.

Ky konfigurim i ri do t’i japë mundësi atij të bëjë ndryshimet e duhura në qeveri si dhe të ndërmarrë një sërë reformash.

Përveç partisë së Erdogan në parlament do të përfaqësohen Partia Republikane me rreth 20 përqind të votave dhe nacionalistët e MHP me 12 përqind.

Kutitë e votimit u mbyllën rreth orës 17:00 të pasdites me orën lokale, ndërsa numërimi pritet të zgjasë më shumë në qendrat e mëdha urbane.

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare duket se ka shënuar shifra rekord me rreth 80 përqind të votuesve.

Për hyrjen e një partie në parlamentin turk, i cili ka 550 vende, duhen të paktën 10 përqind e votave.

Në këto zgjedhje morën pjesë 15 parti dhe 200 kandidatë të pavarur.

Në zgjedhjet e vitit 2007 partia e Erdogan mori rreth 45 përqind të votave.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment