Erdogan favorit në zgjedhjet në Turqi

Në Turqi po zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e ri.

Një fitore e partisë me rrënjë islamike në pushtet AKP, e kryesuar nga kryeministri Rejjep Tayyip Erdogan, konsiderohet sipas sondazheve e sigurt.

Megjithatë, me padurim po ndiqet nëse AKP-ja është në gjendje ta zgjerojë shumicën e vet në dy të tretat e 550 mandateve.

Kjo do t'i bënte të mundur Erdoganit të realizonte planet e tij për një kushtetutë të re, pa pasur nevojën që të organizojë një referendum.

Kritikët druajnë se Erdogani mund të zbehë me këtë karakterin laik të republikës. Të drejtën për të votuar e kanë rreth 52 milionë turq.

Në votime marrin pjesë 15 parti.

AKP po shpreson se do të fitojë së paku 330 ulëse në parlamentin e ri të vendit.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment