Epidemia e E-Coli, buron nga farat e sojës dhe lulëkuqeve.

Bimët e lulëkuqeve dhe sojës të mbjella nga fermerë të Gjermanisë veriore e të konsumuara në formën e sallatës janë burimi i epidemisë që shkaktoi bakteri E-coli.

Sipas njoftimit të bërë nga ministria vendore e Bujqësisë së Hamburgut ky bakter është përgjegjës për vdekjen e 22 personave në Europë, ndërsa të prekurit i kaluan të 2 mijë personat.

Sipas ministrit gjerman të agrokulturës, Gert Lindemann, edhe pse është e bindur për prejardhjen e bakterit E- Coli, ministria vendore e Hamburgut nuk ka dalë ende me një konkluzion përfundimtar.

“U rekomandojmë banorëve që nisur nga këto të dhëna që kemi të mos përdorin farat e lulëkuqeve dhe sojës”, shtoi Lindemann.

Ai shtoi se të hënën do të dalin rezultatet përfundimtare të analizave dhe kërkimeve që u kryen nga farat e marra në një fermë në Uelzen.

Ministri Lindemann nënvizoi se farat e sojës u dërguan në Hamburg për tu ekzaminuar.

Dy punonjës të fermës Uelzen, që prodhon 18 tipe të ndryshëm fidanësh ishin prekur nga dhimbje të forta të diarresë dhe rezultuan pozitivë ndaj bakterit vrasës që shënoi 21 viktima vetëm në Gjermani.

Kjo fermë eksporton farat e sojës dhe lulëkuqeve, bimët e të cilave përdoren më pas për sallatë kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment