Emin Gërbeshi zëvendëson Makollin

Emin Gërbeshi nga radhët e Aleancës Kosova e Re do të zëvendësojë deputetin e deritanishëm të kësaj partie, Ibrahim Makolli, i cili është emëruar ministër i Diasporës.

Gërbeshi brenda ditës pritet ta ketë dekretin e presidentes Atifete Jahjaga për postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Si deputet i ri i Kuvendit të Kosovës, Gërbeshi merr edhe postin e shefit të Grupit parlamentar të AKR-së. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment