Ekonomia e Kosovës në rrezik

 
Ekonomia e Kosovës mund të përballet me rreziqe të mëdha duke u nisur nga konkludimet e publikuara nga misionarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas vlerësimeve të fundit të FMN-së, rreziqet mund të vijnë për shkak të dështimit të politikave për zhvillim ekonomik dhe mundësisë së shfaqjes së trazirave politike.

Sipas analizave që publikuara në dokumentin e FMN-së, rritja ekonomike për vitet 2011-2012 e paraparë në masën prej afro 5 për qind nuk do ta ketë efektin e vet, pasi mbetet nën hijen e inflacionit apo shtrenjtimit të produkteve që do të shkojë në masën prej 8 për qind brenda këtyre dy viteve, shkruan Koha Ditore.

Këta dy faktorë, sipas letrës së FMN-së, paraqesin rreziqet e brendshme të dështimit ekonomik. Ndërkohë, rritja e dobët ekonomike që sipas analistëve të FMN-së po e përcjell Evropën ndikon në zvogëlimin e remitancave nga të cilat varet një pjesë e mirë e ekonomive familjare.

“Modeli i rritjes ekonomike të Kosovës duhet të riorientohet. Një sërë kufizimesh pengojnë zhvillimin e një sektori të tregtimit. Infrastruktura mungon, sidomos në fushën e transportit dhe të furnizimit me energji. Kapaciteti i kufizuar administrativ dhe gjyqësor pengojnë klimën e biznesit. Nivelet e aftësive të pjesës më të madhe të fuqisë punëtore janë modeste, duke pasqyruar ndërprerje ndër të tjera në ofrimin e arsimit para pavarësisë”, thuhet në letrën e FMN-së. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment