Egjipt, ish-ministri i Financave dënohet me 30 vite burg

 
Ish-ministri i Financave në Egjipt, Youseff Boutros Ghali është dënuar me 30 vite burg për korrupsion. Gjithashtu ai është urdhëruar që t'i kthejë Egjiptit një shumë prej 10 milion dollarë. Ghali u dënua në mungesë.
Gjykata e Krimeve në Kajro i dha Ghalit 15 vite burg për shpërdorim të parave publike me anë të përdorimit të makinave që ishin ndaluar në doganë dhe 15 vite për abuzim me pushtetin duke përfituar nga fondet e ministrisë së Financave.
Muajin e fundit me dënim të gjatë me burg janë dënuar edhe ministrat e Turizmit dhe Brendshëm me akuza të njëjta. Ish- ministri i Turizmit, Zuhair Garranah është dënuar me 5 vite burg për shpërndarje të paligjshme të licencave turistike. Ndërsa ish- ministri i Brendshëm Habib al-Adly është dënuar me 12 vite për pastrim parash dhe përfitime.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment