Edhe Fiorentina, pas Xhemajlit

Napoli nuk është skuadra e vetme e interesuar për Blerim Xhemajlin. Ueb faqja tuttonapoli.net shkruan se në orët e fundit, në garë për futbollistin shqiptar ka hyrë edhe Fiorentina.

Klubi Viola e konsideron përfaqësuesin zviceran si zëvendësues ideal të Donadel, i cili mund të largohet pikërisht në drejtim të Napolit.

24 vjeçari ka qenë objektiv i napolitanëve që nga janari. Kartonin e tij e mbajnë bashkërisht Torino dhe Parma. Ai pati një sezon të shkëlqyeshëm në nivelin personal me Parmën.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment