Edhe deputeti Zemaj demanton organizatën “FOL”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, demanton si krejtësisht të pavërtetë, jo profesional dhe me efekte spekulative të dhënën e OJQ “Fol”, të publikuar në media, për, siç është raportuar, pasurimin e tij të shpejtë dhe mospërputhjen e të dhënave të deklaruara në AKK dhe KQZ me rastin e zgjedhjeve te fundit.

Deputeti Zemaj deklaron se mund të verifikohen formularët në faqet zyrtare në internet, rreth publikimit të pasurisë nga ana e tij dhe thotë se nuk është bërë ndonjë gabim në deklarimin e pasurisë.

“Publikimi nga Organizata ‘Fol’, për mua kuptohet se është i qëllimshëm, tendencioz dhe përbënë vepër të qartë penale sepse Ligji për Deklarimin dhe Prejardhjen e Pasurisë obligon Agjencinë Kundër Korrupsionit, që të publikoj të dhënat e publikuar që janë në dispozicion të publikut, gjitha të tjerat mbeten në nivelin spekulativ”.

“Nuk është e ndershme dhe është për keqardhje kur për qëllim të prodhimit të lajmit, edhe atëherë kur ai nuk është i vërtetë dhe kur nuk bazohet në fakte, organizata të ndryshme fyejnë dhe cilësojnë për të keq personalitete të caktuara publike. Sidomos duke marre parasysh qe se bashku me shoqërinë civile pa anashkaluar edhe organizatën në fjalë, kame udhëhequr punën në Ligjin për Deklarimin dhe Prejardhjen e Pasurisë, si dhe insistimin tim që pasuria e deklaruar tq jetë në shërbim të publikut. Të gjitha këto nuk do dëshiroja që të kenë qellim degradimin e personalitetit tim, punës dhe angazhimit që bëj në institucionin me të lartë në vend, Kuvendin e Kosovës”. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment