The Economist: “Njeriu që ia “futi” një vendi të tërë”

“Njeriu që ia “futi” një vendi të tërë”, ky ështe titulli që ka zgjedhur revista “The Economist” për kopertinën e numrit të fundit nëpërmjet të cilit i referohet kryeministrit italian, Silvio Berluskoni. Kjo ka qenë mënyra më e mirë që revista të përshkruante në një tjetër artikull “sulmues”, politikën e ndjekur nga Kryeministri italian.

Ky artikull vejnë 8 vite pas kopertinës “I papërshtatshëm për të drejtuar Italinë” dhe 5 vite pas artikullit tjetër kritik “Është koha për ta pushuar”. Në këtë artikull flitet për Italinë, si një vend ku qytetarët paguajnë taksa dhe rritja ekonomike është në nivelin zero. “Që Italia të përparojë është i nevojshëm ndryshimi i qeverisjes”, thuhet në artikullin prej 16 faqesh.

Artikulli vë në dukje se pamvarësisht nga sukseset e tij personale, Berluskoni ka rezultuar 3 herë një katastrofë si lider i vendit. Në shumë raste kryeministri Italian është akuzuar, por, sipas mbrojtësve të tij, nuk është dënuar asnjëherë. Ndërkohë që revista shkruan që ai është dënuar, por në çdo rast ka bërë ndonjë ligj të ri në favor të tij.

“Nëse deri tani Italia ka arritur të mbrohet nga krizat ekonomike, kjo nuk do të thotë se kreditimet janë ulur. Një Itali e pareformuar, me një borxh shumë të madh publik, do të ekspozohej si problemi më i madh i eurozonës. Fajtori? Është Berluskoni, i cili do të vazhdojë të buzëqesh”, përfundon revista britanike “The Economist”.



(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment