Droga përmban substancën që përdoret në veterinari

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zbuluar kokainë që përmban substancën levamisol, e cila shkakton dekompozimin e mishit dhe lëkurës te njerëzit.
Një numër i madh njerëzit kishin ardhur për vizita te dermatologu për shkak të problemeve me vesh, hundë dhe fytyrë. Analizat e bëra tregojnë se shkaktar është levamisol, substanca të cilën veterinarët ua japin kafshëve shtëpiake për t’i pastruar nga parazitët.
Mjeku Noa Kraft ka përshkruar gjashtë pacientët që kishin kërkuar ndihmë si të varur nga droga dhe të cilët kishin shenja të zeza nëpër fytyrë.
Ai është njëri nga mjekët që ka ndërlidhur problemin me dekompozimin dhe drogën.
“Bëhet fjalë për një problem serioz, por ende nuk i dimë dimensionet e tij”, thotë doktor Kraft.
Sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë, rreth 70 për qind e kokainës në SHBA është e përzier me levamisol, kurse pjesa më e madhe e këtij lloj droge shitet në Nju Jork dhe Los Anxhelos.
Madje, 82 për qind e kokainës së konfiskuar në SHBA përmban levamisol, shkruan në raportin e prillit të agjencisë shtetërore për shkatërrimin e tregtisë me drogë.
Edhe pse përqindja e “kontaminimit” të kokainës është në nivel të lartë, deri te prishja e lëkurës dhe mishit nuk vjen te secili që përdorë levamisol.
Nuk është e qartë pse trafikantët e drogës ia shtojnë këtë substancë kokainës. Pasi që ajo vepron në të njëjtën receptor në tru sikur edhe kokaina, është e mundshme që dilerët e përdorin për të forcuar efektin e kokainës dhe për të kursyer në drogë.
Prodhimi i kokainës ka shënuar rënie të dukshme vitin e kaluar, për shkak të llojit të keq të bimës koka në Kolumbi, por numri i përdoruesve të saj në Evropë ka vazhduar të rritet.
Edhe çmimi i kokainës viteve të fundit ka shënuar rënie, ndërkohë që përdorimi i drogave sintetike ose metamfetaminës vitin e kaluar ka arritur në nivel rekord.
Mjanmar në këtë fushë është furnizuesi kryesor me amfetamina në Azinë Juglindore.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment