Ditëlindja shndërrohet gabimisht në një event publik (VIDEO)

Vajza 16-vjeçare nga Hamburgu, Thessa, u detyrua të anullojë ditëlindjen e saj pasi 1,500 njerëz u paraqitën jashtë shtëpisë së saj. Thessa gabimisht vuri në Facebook ditëlindjen e saj si një event publik dhe nuk mundi t′i besonte syve kur pa se 15,000 njerëz kishin konfirmuar (në Facebook) se do të merrnin pjesë. Familja e saj u detyrua të punësojë një kompani private të sigurisë dhe policia dërgoi më shumë se 100 oficerë policie në vendin e ngjarjes.

Policët ndaluan festën dhe arrestuan 6 persona të dyshuar për dëme prone. Në këtë video mund të shihni numrin e madh të njerëzve që ndodhen përpara shtëpisë së saj, të cilët ishin lajmëruar nga Facebooku.

Shikoni videon:


No comments:

Post a Comment