Dieta e pasur me yndyrna dëmton qelizat e trurit

Sipas një studimi amerikan, njerëzit të cilët janë obezë dhe hanë një dietë me yndyrë të lartë mund të dëmtojnë neuronet, ose qelizat nervore, në një pjesë të rëndësishme të trurit që kontrollon peshën e trupit.


Dr. Joshua Thaler nga Universiteti i Washington-it dhe kolegët e tij studiuan trurin e brejtësve për efektet afat-shkurtra dhe afat-gjata e të ngrënit të një diete të pasur me yndyrna.

Hulumtuesit zbuluan dëmtime dhe humbje të neuroneve që rregullojnë peshën.

"Mundësia që lëndimi i trurit të jetë një pasojë e konsumimit të një diete me yndyrna të larta ofron një shpjegim të ri pse rënia nga pesha është shumë e vështirë për shumicën e individëve obezë" tha Thaler në një deklaratë.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment