Dëshiron 400 mijë paund në javë për të kaluar në Siti

Portugezi Kristiano Ronaldo ka zbuluar listën me kushtet, të cilat Mançester Siti duhet t’i përmbushë nëse dëshiron që ai të kalojë në radhët e kësaj skuadre të futbollit.

Sulmuesi i Real Madridit kërkesat e tija ua ka zbuluar miqve të afërm, sipas të cilëve Ronaldo dëshiron të ketë pagë javore prej 400 mijë paund, shiritin e kapitenit dhe numrin shtatë në fanellë.
Derisa në Siti thonë se nuk ka pasur kurrfarë kontaktesh me futbollistin portugez, ky i fundit thotë se është ftuar në Abu Dabi dhe se “qytetarët” janë të gatshëm t’ia plotësojnë të gjitha kushtet.
“Ronaldo dëshiron 400 mijë paund në javë, pasi që taksat në Angli janë të larta. Ai dëshiron fanellën me numrin shtatë, shiritin e kapitenit”, ka thënë një burim i afërt me Ronaldon.
Ronaldo është shprehur i pakënaqur me taktikën e trajnerit të tij Hoze Murinjo dhe beson se në Real do të ishin të gatshëm që të pranojnë ofertën prej rreth 200 milionë euro.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment