Dasëm e përgjakur në Afganistan

Të paktën nëntë vetë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në një shtëpi ku po festohej një dasëm në Afganistanin Lindor.

Zëdhënësi i autoriteteve të provincës Nangarhar, tha se sulmi ka ndodhur në qarkun Dur Baba. Sipas tij sulmi u krye nga njerëz të opozitës vendase ose të quajtur ndryshe të armatosurit e opozitës që i përkasin forcave talibane.

Ai tha se sulmuesit i vunë flakën shtëpisë dhe një veture, ndërkohë askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment